Ajri i ndotur në Prishtinë

Prishtina

Ajri i ndotur në Prishtinë

Më: 4 mars 2021 Në ora: 08:08
Foto ilustrim

Qytetarët në Prishtinë po vazhdojnë të përballen me ndotje të ajrit.

Njëjtë ishte edhe mëngjesin e së enjtes.

Sipas matjeve të fundit që ka bërë matësi për cilësinë e ajrit pranë Ministrisë së Arsimit, të dhënat tregojnë “AQI i ndotur PM2.5”.

Në këtë rast është paraqitur fytyra me ngjyrë të kuqe që do të thotë se ajri është i pashëndetshëm.

Cilësia jo e mirë e ajrit në Kosovë është ndër kontribuuesit kryesorë për problemet shëndetësore si: astma, bronkiti kronik, sulmi në zemër dhe tensioni i lartë.

Me këtë rast, ekspertët e shëndetit bëjnë apel që personat te shmangin daljet kur ajri është i ndotur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat