​Zhbllokohet Unaza e Prishtinës

Prishtina

​Zhbllokohet Unaza e Prishtinës

Më: 20 mars 2021 Në ora: 16:06
Unaza e Prishtinës

Pas disa muajsh punë e angazhim, dje Qeveria e Kosovës mori vendim dhe i dha në shfrytëzim Komunës së Prishtinës, parcelën përbri hekurudhës (pronë e Infrakosit).

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka shkruar në Facebook se ky vendim hapë rrugë që të ndërtohet unaza qëndrore, që lidh Arbërinë me rrethrrotullimin në Lakrishte, projekt ky i lënë anash tash e shumë vite.

“Ndërtimi i kësaj unaze do të lehtësojë dukshëm trafikun në Prishtinë e gjithashtu do të zhvillojë edhe disa pjesë të Arbërisë.

Faleminderit Infrakosit e Komunës për bashkëpunimin e shkëlqyer”, ka shkruar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat