Ngjarje e madhe të dielën e 2 majit – Lundro dhe Pastro në Liqenin e Badovcit

Prishtina

Ngjarje e madhe të dielën e 2 majit – Lundro dhe Pastro në Liqenin e Badovcit

Më: 27 prill 2021 Në ora: 15:08
Njoftimi

Të dielën, më 2 maj, “SuperXplorers” në bashkëpunim me Klubin e Kajakut “Lumbardhi”, “Kayak Club Zona” dhe “Be In Kosova” kanë organizuar një ngjarje të hapur për pastrimin e Liqenit të Badovcit.

Në njoftimin e këtyre operatorëve përveç pastrimit të liqenit, do të shfrytëzohet që të promovohet edhe sporti i Kajakut, përcjell Gazeta Insajderi.

“Ne, dashamirët e aktivitetit të kajakut kemi vendosur që më 2 maj të organizojmë një event të madh dhe të hapur për të gjithë, ku do ti sjellim të gjitha pajisjet tona (barkat) me të cilat do të tentojmë që të pastrojmë çdo pjesë të brigjeve të Liqenit të Badovcit. Njëkohësisht në këtë ditë duam ta promovojmë sa më shumë kajakun si aktivitet i ri dhe shumë atraktiv për vendin tonë, me ç’rast të gjithë do të keni mundësi që të provoni kajakun në Liqenin e Badovcit”, thuhet në njoftim.

Të gjithë këta operator kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për gjendjen që krijohet në Pyjet e Gërmisë dhe të Liqenit të Badovcit nga mbeturinat e hedhura nga njerëzit e po ashtu edhe nga reshjet e shiut. “Pyjet e Gërmisë dhe Liqeni i Badovcit janë atraksionet më të mëdha natyrore që ka kryeqyteti ynë Prishtina. Mirëpo kur shohim gjendjen e tanishme secilit prej neve, dashamirëve të natyrës dhe sportit na dhemb shpirti nga gjendja e mbeturinave që shumë nga to hedhen nga njerëzit që vizitojnë këto zona por edhe të tilla që sjellin reshjet e shiut”, thuhet në njoftimin e ngjarjes. “Gërmia dhe Badovci në çdo muaj e çdo stinë kanë nevojë që të mbahen pastër, e veçanërisht në verë. Ju presim që sa më shumë miq dhe dashamirë të natyrës të na bashkoheni”, thuhet në thirrjen e këtyre operatorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat