Shiu shkakton kaos në rrugën “Muharrem Fejza”

Prishtina

Shiu shkakton kaos në rrugën “Muharrem Fejza”

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 13:28
Pamje nga video

Shiu i sotëm iu shkaktoi sërish probleme në komunikacion banorëve të rrugës “Muharrem Fejza” në kryeqytet.

Rrjedhat ujit po përshkojnë rrugët në ndërtim e sipër.

Në disa video shihet se lëvizja e këmbësorëve gati është e pamundur derisa edhe ata që kanë dalë me vetura po përballen me vështirësi.

Reshjet shkaktuan probleme edhe në disa lagje të tjera të Prishtinës ku u bllokua ujëmbledhësi në disa rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat