Ja kush i bashkohet Daut Haradinajt për garën në Prishtinë

Prishtina

Ja kush i bashkohet Daut Haradinajt për garën në Prishtinë

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 16:36
Daut Haradinaj

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka treguar që garës për Prishtinën, sot ju bashkua edhe Milaim Vitia.

Milaim Vitia, njihet si aktivist i dalluar në shoqëri, pjesëmarrës në shumë procese për çështjen kombëtare, është kryetar i shoqatës së peshkatarëve, e cila numëron rreth 500 anëtarë, dhe po ashtu kryetar i shoqatës së gjuetarëve “Gollaku”.

“Në garën tonë për Prishtinën na bashkohet edhe Milaim Vitia.Vitia vjen nga Hajvalia dhe është po ashtu një aktivist i dalluar në shoqëri. Pjesëmarrës në shumë procese për çështjen kombëtare. Ai është kryetar i shoqatës së peshkatarëve, e cila numëron rreth 500 anëtarë, dhe po ashtu kryetar i shoqatës së gjuetarëve “Gollaku”.

Tashmë kur kompletimi listës sonë për Prishtinën po afrohet dita ditës, jam shumë i lumtur që në këtë liste kemi personalitete të dëshmuara të Kryeqytetit.Suksese Milaim e dalshim faqebardhë”, ka treguar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat