Prishtina këtë vit bëhet me 30 autobusë të rinj

Prishtina

Prishtina këtë vit bëhet me 30 autobusë të rinj

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 23:17
Foto ilustrim

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dhënë një lajm të mirë për prishtinasit.

Komuna e Prishtinës gjatë këtij viti do të bëhet edhe me 30 autobusë të transportit publik, ku gjashtë nga ta do të jenë elektrikë.

I pari i kryeqytetit, nëpërmjet një postimi në Twitter, tha se sot janë prezantuar stacionet e para me mbushës elektrik, ndërsa parkingu për veturat elektrike do të jetë falas.

“Këtë vit Prishtina do të blejë edhe 30 autobusë të rinj për transportin publik. Gjashtë nga këta autobusë do të jenë elektrikë, sipas para-marrëveshjes me BERZH-in. Sot po ashtu prezantuam stacionet e para me mbushës elektrik. Parkingu do të jetë falas për veturat elektrike”, shkroi Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat