Puseta e kanalizimit në Prishtinë mbulohet me kocka të betonit

Prishtina

Puseta e kanalizimit në Prishtinë mbulohet me kocka të betonit

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 10:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” bën të ditur se gjatë punës në terren kanë vërejtur sene rrugën “Shyqeri Koshtuvica” në Prishtinë puseta e kanalizimit është mbuluar me kocka të betonit.

KRU “Prishtina” thekson se puseta e kanalizimit ishte e mbuluar me beton dhe kjo tregon më së miri se si është shtruar rruga në atë pjesë, pa e bërë” hesap” se aty mund të ndodhet një pusetë kanalizimi e cila mund të shkaktonte probleme të mëdha në funksionimin e rrjetit të kanalizimit.

Lexoni të plotë njoftimi:

Dalim në terren, kërkojmë pusetën e kanalizimit që ta pastrojmë a zhbllokojmë atë, por nuk e gjejmë dot!

Kjo ndodhë në Prishtinë dhe jo vetëm!

Gjatë ditës së djeshme ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit mezi e zbuluan pusetën e fshehur ndër kockat e betonit në rrugën ” Shyqeri Koshtuvica” në Prishtinë.

Puseta e kanalizimit ishte e mbuluar me beton dhe kjo tregon më së miri se si është shtruar rruga në atë pjesë, pa e bërë” hesap” se aty mund të ndodhet një pusetë kanalizimi e cila mund të shkaktonte probleme të mëdha në funksionimin e rrjetit të kanalizimit.

Ekipet e zbuluan pusetën, e pastruan, e zhbllokuan nga mjete të rënda brenda dhe rreth saj, derisa sot do e vendosin në një nivel më lart, që ajo të jetë funksionale për banorët e zonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat