Gratë i prijnë listës së Uran Ismailit për Asamblenë e Prishtinës

Prishtina

Gratë i prijnë listës së Uran Ismailit për Asamblenë e Prishtinës

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 11:55
Uran Ismaili

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka publikuar sot listën e kandidatëve për Asamble Komunale.

Ajo që bie në sy menjëherë në këtë listë janë numri 1 dhe 2, pozita udhëheqëse në të cilat qëndrojnë dy gra.

Për dallim nga partitë tjera, ku prijës së listave janë edhe vet kandidatët për kryetar të komunës, listës së PDK-së i prinë një grua, një profesioniste, një figurë që i ka dhënë shumë Prishtinës.

Ajo është arkitektja, deputetja, artistja, Eliza Hoxha. Menjëherë pas Elizës renditet drejtoresha e Institutit të Patologjisë në QKUK, Rina Limani. Në këtë listë vërehen edhe disa emra të njohur të qytetit, aktivizmit, sportit, kulturës e politikës të cilët do të synojnë që të pasurojnë përbërjen përfundimtare të Asamblesë së Komunës së Prishtinës.

Kjo është lista e plotë:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat