Shteti e dënon me 2 mijë euro, reagon pronari i kafeterisë në Prishtinë

Prishtina

Shteti e dënon me 2 mijë euro, reagon pronari i kafeterisë në Prishtinë

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 00:22
Pronari i kafeterisë së njohur në Prishtinë “Babel”, ka thënë se sot është dënuar me 2 mijë euro për shkak të Ligjit të Duhanit

Masat e reja anti-COVID të vëna nga qeveria Kurti ua ka vështirësuar tej mase punën gastronomëve të cilët po detyrohen të punojnë vetëm në hapësira të jashtme.

E shumë nga këto lokale gjatë këtyre katër ditëve janë dënuar me shuma të larta për mos respektim të masave anti-COVID.

Njëri nga ta, Shpat Hashani, pronar i kafeterisë së njohur në Prishtinë “Babel” me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se sot është dënuar me 2 mijë euro për shkak të Ligjit të Duhanit.

“S'jeni normal, me masat e marra, knej kishe po na leni me punu n'terasa këtu vjen dënon 2000€ për terasë që ki punu me distancë po kishe ligji i duhanit s'po bojka”, ka shkruar ai.

Ai është shprehur i zhgënjyer me udhëheqjen e re shtetërore.

Postimi i plotë i Hashanit:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat