Haradinaj: Në bashkëpunim me BIK-un do ta hapim kuzhinën për rastet sociale

Prishtina

Haradinaj: Në bashkëpunim me BIK-un do ta hapim kuzhinën për rastet sociale

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 19:54
Daut Haradinaj

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj nëpërmjet një video mesazhi të shpërndarë në Facebook është zotuar se në rastet mortore do jetë pranë qytetarëve të Prishtinës.

Ai deklaroi se i ka premtuar Bashkësisë Islame se do ta rregullojë sepse është imazh dhe pasqyrë dhe se shpenzimet për këtë nuk shkojnë mbi 50 mijë euro.

“Komuna do të mbulojë shpenzimet e ceremonive mortore të qytetarëve në vlerë prej 500 euro, si dhe shpenzimet për një drekë mortore të familjes. Në vlerë të shumës 50.000 euro do të mbulohet rregullimi i morgut te varrezat e Prishtinës”, ka bërë të ditur Haradinaj.

“Mbi 11 mijë vdekshmëri në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, i kemi për çdo vit. Ato familje kur kanë raste të vdekjes në familje që nuk kanë kapacitet ose mundësi për me i marrë obligimet në drekën e vdekshmërisë, komuna në bashkëpunim me Bashkësinë Islame e kryn ceremoninë, ose edhe në bashkëpunim edhe me përgjegjës tjerë fetarë”, ka thënë Haradinaj.

Ai tutje ka theksuar se ka pasur një iniciativë për hapjen e një kuzhine për rastet sociale në kryeqytet, të Bashkësisë Islame, por në mungesë të hapësirave nuk është implementuar.

“Unë iu kam premtuar, jam zotuat se në rastin e parë nëse unë e marrë besimin e qytetarëve, Bashkësia Islame ka me e pas këtë mundësi edhe natyrisht kemi me e kthy në zbatim”, përfundoi kandidati i AAK-së për postin të parit të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat