​Ismaili premton Prishtinë të pastër, digjitalizim të kontejnerëve dhe shporta në çdo lagje

Prishtina

​Ismaili premton Prishtinë të pastër, digjitalizim të kontejnerëve dhe shporta në çdo lagje

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 13:45
Uran Ismai

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili ka premtuar Prishtinës të pastër brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së tij.

Këto zotime ai i bëri pas vizitës që zhvilloi në kompaninë që merret me grumbullimin e mbeturinave “Pastrimi”, në Prishtinë.

Sa i përket menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë, Ismaili tha se kanë identifikuar pengesat që po e ngufasin Prishtinën në këtë drejtim.

Pretendenti për të parin e Prishtinës, thotë se duke vendosur shporta në çdo pjesë të qytetit, duke digjitalizuar kontejnerët dhe duke e bërë më të shpeshtë orarin e grumbullimit të mbeturinave mund të bëhet Prishtina e pastër.

Ismaili: Për 100 ditë do e bëjmë Prishtinë të pastër

“Kam bërë një zotim dhe është zotimi I vetëm që kam bërë për 100 ditët e radhës dhe ai zotim është që Prishtina do jetë e pastër dhe këtë do e bëjmë në bashkëpunim me qytetarët dhe kompanitë siç janë ‘Pastrimi’. Për ta bërë Prishtinën e pastër ne i kemi bërë edhe disa intervenime apo propozime për të intervenuar. E para me i vendos shportat e lagjes në çdo pjesë të qytetit sepse ka hapësira të shumta të Prishtinës që mbeturinat e dorës nuk ke ku me I hedh dhe kështu krijojnë një mundësi të jetë qyteti më i ndotur. Së dyti do e ndërrojmë orarin e grumbullimit duke e bërë orarin edhe më të shpeshtë dhe të mos shohim më asnjëherë mbeturina që qëndrojnë në lagjet tona. Duhet blerë makina transportuese të ndryshme këtë e pamë edhe nga takimi me menaxhmentin e ‘Pastrimit’ në mënyrë që ato makina të jenë të vogla dhe të shpejta…Po ashtu kontejnerët tanë duhet të kenë një lloj digjitalizimi, pra duhet të digjitalizohen ashtu që të sinjalizojnë qendrën sinjalizuese për të treguar se kur mbushet kapaciteti i tyre prej 70 %”, theksoi ai.

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK, Uran Ismaili ka premtuar zgjidhje edhe për mbeturinat e gastronomisë por edhe të ndërtimtarisë.

Ndërsa, planifikon që të gjitha këto objektiva t’i realizojë deri në fund të vitit 2023.

Ismaili: Do ndërtojmë qendrën për trajtim të mbeturinave nga ndërtimi

“Ne do të bëjmë kontrata me të gjitha bizneset e sidomos me gastronominë që mbeturinat e tyre mos t’i hedhin në kontejner të lagjes dhe me lansimin e sistemit digjital ‘Sjell’ mbeturinat e bareve dhe restoranteve do grumbullohen me orare të caktuara pa ngarkuar lagjet tona. Kemi menduar edhe për mbeturinat nga materiali ndërtimor e dimë që është problem I madh I Prishtinës, do ndërtojmë qendrën për trajtimin e mbeturinave nga ndërtimi dhe demolomi, si dhe qendrën për trajtimin e mbeturinave të vëllimshme në zona të përshtatshme për qytetarët dhe ndërtuesit dhe të gjitha këto që i parashohim do përfundojnë deri në vitin 2023”, u shpreh Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat