Ismaili intervenon në monumentin “Heroinat”

Prishtina

Ismaili intervenon në monumentin “Heroinat”

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 19:15
Ismaili intervenon në monumentin “Heroinat”

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka intervenuar sot në monumentin “Heroinat” në kryeqytet.

 Uran Ismaili pasi që ka vërejtur se xhamat rrethues janë dëmtuar, ai së bashku me ekipin e tij kanë intervenuar për ta kthyer në gjendjen e mëparshme.

 “Duke ecë n’qendër e vrejtëm që monumenti Heroinat ishte dëmtu me spray në xhamat rrethues.

Bashkë me ekipen i kthyem qysh kane qenë edhe vendosëm shporta të rrugës. Prej qendrës së regjistrimeve deri te Newborn nuk kishte asnjë shportë të rrugës.”, ka thënë Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat