Uran Ismaili: Do t’i riciklojmë mbeturinat dhe Prishtina do të jetë e pastër

Prishtina

Uran Ismaili: Do t’i riciklojmë mbeturinat dhe Prishtina do të jetë e pastër

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 20:15
Uran Ismaili

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, përmes një video ka treguar se në planin e tij për një Prishtinë të pastër është edhe riciklimi i mbeturinave.

Prishtina do të jetë e pastër kur të fillojmë me riciklimin e mbeturinave. Në Evropë, vetëm 10% e mbeturinave të shkojnë në deponi, pjesa tjetër riciklohet.”, ka thënë Ismaili.

Për këtë arsye, ai treguar se edhe në planin e tij për Prishtinën, riciklimi i mbeturinave është prioritet.

Unë e kam një plan konkret se çka duhet bërë e qysh duhet të bëhet kjo, që Prishtina të jetë plotësisht e pastër dhe të riciklojë mbeturinat shtëpiake, të bizneseve dhe ato të vëllimshme.”, ka thënë ai.

Sipas tij, ky projekt do të përfundoj deri në qershor 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat