Rama: Prishtina do t’u konkurrojë kryeqyteteve të rajonit për nga pastërtia

Prishtina

Rama: Prishtina do t’u konkurrojë kryeqyteteve të rajonit për nga pastërtia

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 15:24
Përparim Rama

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, me anë të një postimi në Facebook deklaroi se Prishtinën do ta shndërrojnë shumë shpejt në një qytet i cili do t’u konkurrojë kryeqyteteve të rajonit dhe më gjerë për nga pastërtia.

“Në veçanti, përmes menaxhimit efikas të mbeturinave, ne do të ndryshojmë tërësisht pamjen e qytetit, duke e bërë vend të dëshirueshëm për të jetuar por edhe për të kaluar pushime dhe për të bërë vizita, shkroi mes tjerash ai, duke i publikuar edhe disa prej pikave të planit të tij qeverisës.

Ai ka thënë se do ti kushtojë rëndësi të veçantë mjedisit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat