Haradinaj jep detaje për ndërtimin e stadiumit në Bërnicë

Prishtina

Haradinaj jep detaje për ndërtimin e stadiumit në Bërnicë

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 21:55
Daut Haradinaj

Kandidati i AAK’së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj në Pressing ka dhënë detaje të planeve të tij për stadiumin në Bërnicë.

“Stadiumi në Bërnicë i ka 12 hektarë të dhënë prej shtetit. Ky është një projekt me mundësinë e partneritetit publiko-privat”, thotë Haradinaj.

“Sot nëse shkon ti aty janë fushat ekzistuese, fatkeqësisht aty as tush s’kanë vajzat se le më diçka tjetër. Kushte mizerie kanë’, thotë ai.

“Ky nuk është projekti i stadiumit kombëtar”, sqaroi ai.

“Është kompleks që përfshihen edhe disiplinat e tjera sportive si hendbolli, basketbolli, të gjitha sportet kolektive”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat