Brenda nëntorit pritet të përfundojë parkingu nëntokësor në kryeqytet

Prishtina

Brenda nëntorit pritet të përfundojë parkingu nëntokësor në kryeqytet

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 20:56
Ilustrim

Punimet për projektin e Parkingut Nëntokësor në kryeqytet kanë filluar qysh para 3 vjetëve.

Ai është paraparë që të përfundoi në vitin 2021, por punimet kanë vazhduar edhe përgjatë këtij viti.

Ato tani janë thuajse në përfundim, andaj Drejtoresha për Planifikim Strategjik, Mimoza Sylejmani, thotë se parkingu do të funksionalizohet brenda muajit nëntor.

Ky parking, si një ndër më të mëdhenjtë në kryeqytet po konsiderohet se do ta lehtësoj komunikacionin.

Megjithatë sipas ekspertit të komunikacionit Bekim Ahmetit, problem mund të paraqesë nëse çmimi i vendosur do të jetë i lartë.

Sa i përket hapësirës publike mbi parking, pritet të ketë hapësirë për pushim, hapësirë për këmbësorë dhe biçikleta, hapësirë edukative dhe për aktivitete kulturore, dhe mbledhja e 150 trungjeve të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat