Rama: Parkingu nëntokësor i Prishtinës po përfundon

Prishtina

Rama: Parkingu nëntokësor i Prishtinës po përfundon

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 22:55
Foto nga vendngjarja

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka postuar disa fotografi në rrjetin social “Facebook” nga parkingu nëntokësor i Prishtinës te Universiteti i Prishtinës.

“90% e punimeve veçse janë kryer, e hapja zyrtare pritet të bëhet në nëntor”, ka shkruar ai.

Për ndërtimin e parkingut nëntokësor, Komuna e Prishtinës në vitin 2019 kishte nënshkruar kontratën me operatorin ekonomik me një konsersium Kosovar-Italian Parking Center.

Kapaciteti i këtij parkingu do të jetë 700 deri 1000 vende të parapara për makina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat