​Vazhdon testimi në qarkoren njëkahëshe për automjetet në Prishtinë

Prishtina

​Vazhdon testimi në qarkoren njëkahëshe për automjetet në Prishtinë

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 07:51
Foto ilustrim

Në Komunën e Prishtinës vazhdon edhe sot testimi i shndërrimit të gjithë unazës qendrore në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:

- Rruga “Agim Ramadani” që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunë

- Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.

- Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE

- Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore

- Rruga “Ukshin Hoti”

- Rruga “Robert Doll”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat