Rama i shoqëruar nga bashkëshortja ndezin dritat festive në Prishtinë: Sheshi do zgjatet deri tek Posta

Prishtina

Rama i shoqëruar nga bashkëshortja ndezin dritat festive në Prishtinë: Sheshi do zgjatet deri tek Posta

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 18:35
Përparim Rama

Në ndezjen e dritave festive në Tregun e Fundvitit, qe edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Kristalja, bashkë me fëmijët e tyre.

Ai është shprehur se tashmë Prishtina ka edhe një shesh të ri, atë ”Xhorxh Bush”, që sipas tij, krijon një siguri për shfrytëzim për secilin qytetar, përcjell klankosova.tv.

I pari i Prishtinës, paralajmëroi se ky shesh i ri do të vazhdojë zgjatjen deri tek Posta teksa ndau specifika se si do menaxhohet projekti.

”Deri më 8 janar do të jetë i hapur vetëm për qytetarë, ndërsa pas 8 janarit, do jetë i hapur edhe për transport publik pra për autobusë, emergjenca dhe për taksi. Normal me një shpejtësi shumë të zvogëluar.

Sepse normal jemi duke bërë përpjekje ta heqim krejtësisht asfaltin e ta zëvendësojmë me transformu gjithë këtë zonë me material specifike për këmbësorë, ku qytetartët do të jenë më të sigurt për ta shfrytëzuar këtë pjesë të kryeqytetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat