Bllokimi i trotuareve nga veturat mbetet problem në kryeqytet

Prishtina

Bllokimi i trotuareve nga veturat mbetet problem në kryeqytet

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Kryeqyteti ballafaqohet edhe me një problem të vjetër e që është bllokimi i trotuareve nga veturat që parkohen. Për këtë problematikë, që nuk është e re për kryeqytetin, kanë folur sërish autoritetet komunale të cilat thonë se janë në hartim të rregullores së re.

Bllokimi i trotuareve thonë qytetarët që po u shkakton vështirësi në lëvizje. Sipas tyre, në mungesë të hapësirave të lira, po detyrohen të ecin në rrugë, e nga kjo edhe po rrezikohen. Ata bëjnë thirrje tek organet kompetente qe të marrin masa.

Për këtë problem i cili nuk është e re për kryeqytetin kanë folur sërish autoritetet komunale. 

Florian, Dushi, drejtor i Inspeksionit në komunën e Prishtinës, tha  se janë duke bashkëvepruar ngushtë me Drejtorinë e Shërbimeve Publike sa i përket lirimit të hapësirave publike në përgjithësi dhe të trotuareve në veçanti.

Dushi tha se janë duke u marrë intensivisht me këtë çështje derisa e cilësoi si jo të lehtë lirimin e trotuareve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat