Rama i dorëzon Rita Orës çelësin e kryeqytetit

Prishtina

Rama i dorëzon Rita Orës çelësin e kryeqytetit

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 22:44
Perparim Rama- Rita Ora

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dorëzuar këngëtares kosovare me famë botërore e me rrënjë shqiptare, çelësin e kryeqytetit Rita Orës.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një video të postuar në rrjetin social “Facebook”, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Në emër të Kryeqytetit, ju dhuruam “Çelësin e Qytetit” për emocionet e veçanta që na dhuroni, dhe Rita përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën”, ka shkruar Rama në rrjetin social “Facebook”.

Prezent në këtë ngjarje, qe edhe ambasadori në largim i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat