Dyshimet për mjet shpërthyes, një pjesë në rrugën “B” ende e bllokuar, dalin pamje

Prishtina

Dyshimet për mjet shpërthyes, një pjesë në rrugën “B” ende e bllokuar, dalin pamje

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 22:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia ka bllokuar qarkullimin në një pjesë të Rrugës “B”, në Prishtinë, pas pranimit të një informate se aty gjendet një mjet i dyshimtë

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Rreth orës 20:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një mjet të dyshimtë në rrugën “B” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë ajo.

Ndërkohë RTK ka publikuar një video e ku shihet se shiriti që u bllokua për qarkullim në këtë rrugë është ende I mbyllur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat