Nga nesër, një pjesë e rrugës “Xhorxh Bush” lejohet për kalimin e veturave

Prishtina

Nga nesër, një pjesë e rrugës “Xhorxh Bush” lejohet për kalimin e veturave

Më: 20 mars 2024 Në ora: 12:09
Rruga “Xhorxh Bush”

Një pjesë e rrugës “Xhorxh Bush” në Prishtinë do të lirohet për qarkullim të veturave.

Vendimi është marrë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në kryeqytet.

Lajmin e ka konfirmuar edhe i pari i kësaj drejtorie, Bekim Brestovci, i cili ka pohuar një korsi do të lirohet për shfrytëzim deri te parkingu nëntokësor.

“Po, e kemi liruar rrugën dhe të enjten në mëngjes e hapim atë deri te hyrja kryesore e parkingut”, ka pohuar Brestovci.

Rruga “Xhorxh Bush” ka pothuajse një vit që është mbyllur për qarkullim te veturave.

Komuna fillimisht kishte marrë vendim që në hapësirat e këtij bulevardi të qarkullojë vetëm mjetet e transportit publik dhe taksitë, por që më pas u mbyll qarkullimi edhe për to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat