Ahmeti: Ende asnjë përgjigje për kalimin e Pallatit të Rinisë në pronësi të komunës - Bota Sot
Ahmeti: Ende asnjë përgjigje për kalimin e Pallatit të Rinisë në pronësi të komunës

Prishtina

Ahmeti: Ende asnjë përgjigje për kalimin e Pallatit të Rinisë në pronësi të komunës

Nga: Bota sot Më: 27 gusht 2017 Në ora: 17:16
Pallati i Rinise ne Prishtine

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se ende nuk kanë marrë përgjigje sa i përket kërkesës së kuvendit komunal që Pallati i Rinisë të kalojë në pronësi të Komunës në mënyrë që të investohet dhe të rinovohet.

Ahmeti përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se janë bërë gati dy vite që kanë bërë kërkesë nga qeveria dhe kuvendi i Kosovës për çështjen e Pallatit të Rinisë, mirëpo deri më sot asnjë përgjigje.

Postimi i plotë:

“Tashmë u bënë gati dy vite që kur me vendim unanim të Kuvendit Komunal kërkuam nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës që Pallatin e Rinisë ta kalojmë në pronësi të Komunës në mënyrë që të investojme dhe ta renovojmë. Do ti merrnim edhe obligimet e kësaj ndërmarrje. Deri më sot asnjë përgjigje e asnjë letër. Pos asaj që FBK mori nga FIBA për mungesë të ulesve në sallë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat