Vllahiu premton zgjidhjen e probleme për banorët e lagjes “Tophane”

Prishtina

Vllahiu premton zgjidhjen e probleme për banorët e lagjes “Tophane”

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 16:29
Arbër Vllahiu

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu ka zhvilluar sot takime me banorët e lagjes “Tophane”.

Ai ka premtuar se banorët e kësaj lagje do të kenë kushte shumë më të mira me AAK-në në qeverisje.

“Në lagjen Tophane, të Prishtinës, me qytetarin. Duke e ndje problemin e tij. Do ta zgjidhim infrastrukturën, parkingun, problemin e nxënësve në shkollën ‘Meto Bajraktari’, me rrezikun nga trafiku i parregullt dhe përdorimi i lëndëve narkotike në mjediset e shkollës”, ka shkruar në facebook Vllahiu.

Ai tutje ka thënë se do ta zgjedh edhe problemin me mbeturina, trotuare dhe të qenve endacakë.

“Do ta zgjidhim problemin e mbeturinave, deponive të grumbulluara, trotoaret dhe do ta zgjidhim problemin e qenve endacake. Do të ndihmojmë bizneset, do të rishikojmë buxhetin e komunës dhe ta përshtatim me nevojat e qytetarëve”, thuhet në postimin e Arbër Vllahiut në facebook.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat