Abrashi zotohet për zgjidhjen e problemit të zhurmës nga lokalet te “Qafa”

Prishtina

Abrashi zotohet për zgjidhjen e problemit të zhurmës nga lokalet te “Qafa”

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 19:13
Arban Abrashi

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, fushatën elektorale e ka vazhduar me një takim të mbajtur me një pjesë të banorëve të kompleksit ‘Qafa’ me të cilët ka biseduar për kërkesat dhe brengat e tyre.

“Kërkesat e kompleksit ‘Qafa’ janë bazike dhe është dashur të zgjidhen më herët, por ne ju premtojmë se pas marrjes së mandatit do të merremi me këtë çështje dhe do t’i zgjidhim këto probleme”, tha Abrashi.

Image

Sipas tij, këto probleme kanë të bëjnë edhe me rrjetin e ujësjellësit, të kanalizimit, kanë të bëjnë me kërkesën për më tepër hapësira për gjelbërim e rekreacion, pastaj për ndërhyrje tjera në çështjen e menaxhimit të mbeturinave etj.

Image

Abrashi tha se disa ndërtesa të kësaj lagjeje kanë nevojë për izolim dhe fasadim.

Ai ka potencuar se për banorët e kësaj pjese problem i madh është edhe ndotja akustike, për çka në të ardhmen do të diskutohet me banorët dhe me Shoqatën e Hotelierëve për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat