Ahmeti: Tubimet si këto, po na prijnë drejt fitoreve të reja

Prishtina

Ahmeti: Tubimet si këto, po na prijnë drejt fitoreve të reja

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 21:21
Shpend Ahmeti

Sonte u mbajt tubim në pjesën e Bregut të Diellit rreth shkollës Iliria. Qindra qytetarë të kësaj zone nën brohoritjet “VETËVENDOSJE!, VETËVENDOSJE!”, pritën Kryetarin e Komunës, Shpend Ahmetin, si dhe nënkryetarin e Lëvizjes, Dardan Sejdiun.

Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti falënderoi banorët e kësaj lagjeje për përkrahjen e madhe që po i japin Lëvizjes VETËVENDOSJE! drejt fitoreve të reja. “Përkrahja e madhe ngado që po shkojmë, po na jep energji për projektet e mëdha që i kemi në mandatin e radhës. Bashkëqeverisja jonë me qytetarët e ka bërë Prishtinën Komunë shembull për të gjitha komunat e tjera. Sukseset tona nuk janë individuale, por kolektive. Sukseset e Komunës së Prishtinës janë rezultat i punës së palodhshme të një organizate të tërë si VETËVENDOSJE!, dhe i qytetarisë aktive të Prishtinës. Tubimet si këto sonte, po na prijnë drejt fitoreve të reja, drejt zhvillimit të Prishtinës”, tha Ahmeti.

Nënkryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Dardan Sejdiu foli për punën që kemi bërë në Komunën e Prishtinës në mandatin e parë, pavarësisht vështirësive dhe bllokadave që na i bënin në Kuvend Komunal. “Pas 14 vjet të qeverisjes së krimit në Prishtinë, në dhjetor të vitit 2013 ne nisëm ndryshimin. Për këto 4 vite, 12 zotime i patëm, 11 i realizuam. Për realizimin e 100 zotimeve për mandatin e radhës, kemi nevojë për Kuvend Komunal që nuk e saboton kryetarin, por që punon për interesa të qytetarëve, për interesa të lagjes, për interesa të Prishtinës. Pra, kemi nevojë për Kuvend Komunal, me shumicë të përbërë nga asambleistët të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, tha Sejdiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat