Prishtina bllokohet nga shiu

Prishtina

Prishtina bllokohet nga shiu

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 17:31
Prishtinë

Hyrjet në kryeqytet janë bllokuar tërësisht e madje janë krijuar edhe kolona të gjata, e kjo si pasojë e shiut të rënë gjatë pasdites së sotme.

Thuajse çdo ditë në Prishtinë, rreth orës 16:00 komunikacioni është i bllokuar, por shiu që ka rënë e ka bërë thuajse të pamundur qarkullimin.

Në pjesë të ndryshme të Prishtinës, komunikacioni është i stër-ngarkuar, ndërkaq shumë qytetarë edhe janë ankuar për këtë bllokim të rrugëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat