Këto lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë sonte

Prishtina

Këto lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë sonte

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 19:25
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa lagje të Prishtinës do të kenë çrregullime me furnizim të ujit për ditën e sotme, për shkak të disa problemeve të kompanisë me furnizimin me energji elektrike.

Siç njofton KRU “Prishtina”, disa zona të kryeqytetit si: Lagja Sofalia, lagja Velania, Zonat e Matit I dhe II, Zona e Banesave të Bardha dhe lagja e Bregut të Diellit.

“Nga çrregullimet ne furnizim me energji elektrike ka pas destabilizim furnizimi me ujë për Lagjet qe furnizohen nga SP Sofali, zonat ne drejtim te AUK (ish shkolla Normale), Sofalia, rr. e Bledit dhe disa rruge tjera qe gravitojnë ne rrugën Nazim Gafurri. Gjithashtu si pasoje e mungesës se energjisë elektrike është çrregulluar edhe furnizimi nga rezervuarët Mirëdita I dhe II, ne Velani, për zonat e Matit, Banesat e Bardha, Bregu i Diellit dhe zonat tjera për rreth”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

“Ne po bëjmë çmos dhe po mundohemi me gjenerator te mbajmë furnizimin me ujë, por gjithsesi kemi shqetësime nga konsumator qe kane mungese uji, andaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj deri ne zgjidhje te këtij problemi qe ka shkaktuar mungesa e energjisë”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat