Identifikohet hajni i telefonit në barnatore, ja nga vjen ai

Prishtina

Identifikohet hajni i telefonit në barnatore, ja nga vjen ai

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 19:44
Vjedhja gjatë ditës së sotme në një barnatore në Prishtinë.

Një vjedhje ka ndodhur gjatë ditës së sotme në një barnatore në Prishtinë.

Periskopi më herët ka publikuar videon ku shihet një person i moshës së mesme të ketë hyrë në barnatore kinse për të pyetur për medikamente, porse i njëjti ka vjedhur një telefon celular, dhe pastaj është larguar.

Menaxheri i “Beneton” në qendër të Prishtinës ka kontaktuar me median, dhe ka treguar se nga pamjet që ka parë, ka mundur të vërej se i njëjti person ditë më parë kishte tentuar të vjedh edhe në vendin që ai menaxhon.

Megjithatë, ai ka rrëfyer se ata kanë zënë hajdutin në flagrancë dhe i njëjti është dërguar në polici.

Kështu, sipas tij, personi në fjalë është nga Libia dhe policia tani ka të gjitha të dhënat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat