Ahmeti: Rrugët edhe më tutje janë të kalueshme

Prishtina

Ahmeti: Rrugët edhe më tutje janë të kalueshme

Nga: Bota sot Më: 20 janar 2018 Në ora: 15:29
Rruget ne Prishtine

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka lajmëruar qytetarët se rrugët e kryeqytetit janë edhe më tutje të kalueshme.

Ahmeti përmes një statusi në Facebook, ka treguar se është hedhur kripë në shumicën e rrugëve kryesore dhe kompanitë janë në terren.

Ai gjithashtu ka kërkuar kujdes për të gjithë me gomat e makinave.

Postimi i plotë:

Rrugët e qytetit edhe më tutje janë të kalueshme. Është hedhur kripë në shumicën e rrugëve kryesore, dhe kompanitë janë në terren. Gjithashtu ekipet e drejtorive të Sherbimeve Publike de Inspekcionit janë në terren. Kujdes për të gjithë me gomat e makinave dhe ju lusim për qarkullim të kufizuar dhe duke ju përshtatur kushteve atmosferike. Rreshjet pritet të vazhdojnë deri në ora 18:00./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat