Komuna e Prishtinës ndërton pjerrinat për personat me nevoja të veçanta

Prishtina

Komuna e Prishtinës ndërton pjerrinat për personat me nevoja të veçanta

Më: 24 janar 2018 Në ora: 12:30
Prishtinë

Komuna e Prishtinës në vazhdimësi është angazhuar që t’i identifikojë rastet e personave me nevoja të veçanta, ashtu që të punohet për lehtësimin e qasjes si në institucionet komunale, ashtu edhe në banesat e tyre.

Në nëntor të vitit të kaluar kanë filluar punimet për ndërtimin e tri pjerrinave, dy në lagjen Bregu i Diellit dhe një tek shkolla “Asim Vokshi”.

Punimet kanë përfunduar për 60 ditë, sipas afatit të kontratës, dhe tani pjerrinat janë në dispozicion të personave që kanë nevojë për to, thuhet në komunikatën për media të Komunës së Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat