Prishtinës i shtohet edhe një shkollë - Bota Sot
Prishtinës i shtohet edhe një shkollë

Prishtina

Prishtinës i shtohet edhe një shkollë

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 11:25
Këtë shkollë, Ahmeti ka propozuar që të quhet “Mehmet Gjevori”

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se nga shtatori i këtij viti, kryeqytetit do t’i shtohet edhe një shkollë.

Sot ai ka vizituar përfundimin e punimeve në objektin e shkollës fillore dhe të mesme të ulët në lagjen “Arbëria”. Këtë shkollë, ka propozuar që të quhet “Mehmet Gjevori”.

Ahmeti ka njoftuar se kjo shkollë ka gjithsej 12 dhoma mësimi , prej të cilave 2 dhoma mësimi për nivelin e arsimit parafillor, 10 dhoma mësimi për nivelin e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët dhe 4 dhoma për kabinete, kuzhinën dhe hapësirat të tjera përcjellëse sipas kërkesave dhe standardeve bashkëkohore.

Ai ka bërë të ditur se Drejtoria e Arsimit pas analizës dhe vlerësimit të përgjithshëm mbi demografinë e popullsisë në lagjet apo zonimin ku shtrihen shkollat fillore, si: “Meto Bajraktari”, “Qamil Batalli” dhe “Faik Konica”, konstatoi se numri i nxënësve në këto shkolla është i madh nëpër paralele prandaj rreth 17 paralele nga viti i ri shkollor 2018/19, do të transferohen në shkollën e re në lagjen “Arbëria”.

“Për të siguruar një transferim të lehtë i gjithë ky proces do të realizohet në koordinim të plotë me drejtuesit e shkollave dhe organet e brendshme të shkollës”, ka shkruar Ahmeti në Facebook teksa ka thënë se gjatë javës do të prezantohen draftprojektet konceptuale të pesë objekteve shkollore që do të ndërtohen me programin PFI në bashkëpunim me Bankën Botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...