Për një Prishtinë pa tym, protestohet me biçikleta - Bota Sot
Për një Prishtinë pa tym, protestohet me biçikleta

Prishtina

Për një Prishtinë pa tym, protestohet me biçikleta

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 13:53
Organizata “Adventure Trips Kosovo” ka dalë sot me biçikleta në rrugët kryesore të Prishtinës

Organizata “Adventure Trips Kosovo” ka dalë sot me biçikleta në rrugët kryesore të Prishtinës, në shenjë proteste, duke kërkuar një Prishtinë të pastër, me hapësira gjelbëruese, e pa tym.

Këtë aktivitet e kanë ndërmarrë në kuadër të një organizimi për Ditën Ndërkombëtare pa Makina.

Egnesa Vitija nga kjo organizatë kishte bërë thirrje përmes rrjetit social facebook, që të gjithë t’i bashkohet kësaj ngjarje.

Vitija: Shteti duhet të bëjë më shumë për krijimin e hapësirave gjelbëruese

“Ish dashtë me qenë organizim i Ministrisë së Mjedisit Hapësinor, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës por meqenëse ata nuk kanë marrë masa deri tash, ne si organizata po mundohemi me bo në këtë drejtim. Ish dashtë me bo shteti më shumë, sepse në shesh për shembull, në hapësirën ku ne takohemi zakonisht këtu tek sheshi ‘Ibrahim Rugova’ për çdo javë, nuk është e lejuar biçikleta, e ne duhet të dalim rrugëve kryesore të kryeqytetit...Ne u themi jo makinave dhe po biçikletave dhe sa më shumë me përdorë biçikletën dhe me i dhënë fund tymit i cili gjendet në Prishtinë”, tha ajo.

Nisja me biçikleta u bë nga sheshi “Ibrahim Rugova”, nëpër rrugët kryesore të Prishtinës, për të përfunduar në Dragodan pranë lokalit të çiklistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...