Mblidhen libra për t’i ndihmuar studentët e rinj - Bota Sot
Mblidhen libra për t’i ndihmuar studentët e rinj

Prishtina

Mblidhen libra për t’i ndihmuar studentët e rinj

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 17:28
UP

Nën moton “Askush nuk është varfëruar duke dhënë”, organizata “Paqja Studentore” ka ndërmarrë një aksion për mbledhjen e librave për t’iu ndihmuar studentëve që do ta fillojnë vitin e parë të studimeve në Universitetin e Prishtinës.

Librat e mbledhura do t’u dhurohen studentëve në nevojë.

Kaltrina Jashari, inicuese e këtij projekti, po thotë se librat janë barrë e studentëve që posa fillojnë studimet për shkak të shpenzimeve të mëdha që kanë ata në fillim.

“Studentët e rinj kanë shpenzime të shumta në fillim të studimeve. Kështu që, nëse ne ua sigurojmë atyre librat do të ishte sadopak një lehtësim për ta”, është shprehur Jashari.

Deri më tani, sipas saj, shumë shtypshkronja e librari kanë kontribuar me libra, por ka pasur edhe studentë e profesorë universitarë që i kanë dhënë librat e tyre për studentët e rinj.

Afati për dhurimin e librave është deri më 1 tetor kur edhe fillon viti i ri akademik, ndërsa dorëzimi i tyre bëhet në zyrën e Paqes Studentore në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...