Mëngjesi i së dielës: Shi e errësirë në Prishtinë

Prishtina

Mëngjesi i së dielës: Shi e errësirë në Prishtinë

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 07:31
Pamje nga Prishtina

Ende nuk është larguar errësira e mbrëmshme e cila po shoqërohet me shi, mëngjesin e ditës së sotme. Qetësia ka mbuluar kryeqytetin përderisa shihen lëvizje të vogla të njerëzve.

“Prishtina weather” ka paralajmëruar mot më të ftohtë sot, kryesisht me vranësira dhe kohë pas kohe me reshje shiu.

Të hënën në vise malore mbi 1200-1500m priten edhe reshje bore.

Temperaturat e ajrit, mbeten mbi vlera mesatare, por në fundjavë pritet të zbresin rreth këtyre vlerave, e javën në vijim kanë tendencë të rënies së mëtutjeshme. Minimalet do të luhaten 5C deri në 8C, e maksimalet nga 20C deri në 23C, e në fundjavë do të zbresin në 13C deri 14C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat