Ndotje alarmante e ajrit në Prishtinë

Prishtina

Ndotje alarmante e ajrit në Prishtinë

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 21:00
Prishtinë

Rënia e temperaturave dhe djegia e pakontrolluar e thëngjillit po shkaktojnë ndotje të madhe të ajrit në Prishtinë.

Në të dhënat e fundit të ofruara nga instrumenti matës i ambasadës amerikane,  bëhet e ditur se niveli i ndotjes në kryeqytet, aktualisht është 250 Ppm.

Kësisoj, Prishtina gjindet në vendin e pestë në botë për ndotje të ajrit.

Një nivel i tillë ndotës, konsiderohet si shumë i pashëndetshëm për njeriun.

Kujtojmë, se në kuadër të ndalimit të situatës me ajrin e ndotur në kryeqytet, Qeveria ka marrë vendim që thëngjilli mos të përdoret si lëndë djegëse nëpër institucionet publike.

Po ashtu, shitja e kësaj lënde është ndaluar nga ministria e Mjedisit, megjithëse një gjë e tillë po vazhdon të ndodhë ilegalisht.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat