Fëmijët protestojnë nuk duan varreza por duan park

Prishtina

Fëmijët protestojnë nuk duan varreza por duan park

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 13:15
Protesta

(E plotësuar) - Fëmijë dhe prindër të katër lagjeve kanë protestuar sot në Prishtinë, duke kërkuar që parku të mos i shndërrohet vend i varrezave.

Kërkesat kryesore të kësaj proteste ishin mos varrimi i njerëzve në këtë park, rregullimi i amfiteatrit dhe krijimi i sa më shumë hapësirave të gjelbërta.

Përfaqësuesi i fëmijëve që e frekuentojnë këtë park, Leon Biçaku ka thënë se rrethanat që janë në këtë park, kanë bërë që në vend që të vazhdojnë mësimet këtë vikend, duhet merren me preokupimet dhe problemet që gjenden në lagjen e tyre.

Biçaku kishte një apel për institucionet përgjegjëse që sa më shpejtë të intervenojnë, pasi gjendja është e rrezikshme.

Ndërsa për dëshmorët e kombit, kërkoi ngritjen e një memoriali ku do të shkruheshin gjithë emrat e kontribuesve për liri.

Biçaku: Ne duam fusha sporti

“Fatkeqësisht ne kemi qenë të detyruar të merremi me këtë çështje në mungesë të përgjegjësit të profesionistëve të planifikimi urban. Të cilët nuk do të duhej të na linin këtë barrë neve fëmijëve. Fatkeqësisht parku ynë po degradohet duke u shndërruar në varreza... ne duam disa fusha sporti, një amfiteatër, në park për nevojat tona. Amfiteatri që është nisur në parkun tonë është lënë në gjendje të mjerueshme dhe aspak funksionale. Fëmijët duke u ngjitur për këto mure mund të humbin jetën... për të shprehur mirënjohjen dhe lavdin tonë ndaj dëshmorëve ne propozojmë ngritjen e një memoriale ku do të shkruheshin emrat e gjithë dëshmorëve dhe kontribuesve për liri” përfundoi, Biçaku.

Ndërsa, Liridon Llapashtica, bashkë organizator i kësaj proteste, me tone të ashpra shprehet i revoltuar me këtë gjendje.

Sipas tij, edhe pas shumë kërkesave dhe peticioneve në komunë dhe institucionet tjera përkatëse, nuk është arritur asnjë zgjidhje.

Llapashtica: Ky vend është me rrezikshmëri të lart

“Ky park rrethohet së paku nga katër lagje,ka një rreze veprimi ku mbulon mbi njëzet mijë banorë. Ne kemi shprehur shqetësimet tona. Banorët kanë shprehur kërkesat karshi kërkesave të tyre. Kërkesat janë që parkut t’i ruhet destinacioni i vet. Pra, të jetë park siç ka qenë për rekreacion, sport këto kërkesa dalin dhe në parullat e fëmijëve ku po kërkohet të stopohet degradimi i parkut. Mundeni me pa, ka vende me rrezikshmëri të lartë për fëmijët... këtu nuk mbikëqyret e as nuk kontrollohet nga askush”, deklaroi përfaqësuesi i lagjes, Llapashtica.

Kurse, Safete Bunjaku, banore e lagjes Velania ka thënë se qysh para pesëdhjetë viteve ky park është shfrytëzuar për qëllime të mira.

Ndërsa, tash degradimi ka filluar duke u larguar dhe pishat që janë të vendosura, vetëm për të hap varreza të reja.

Bunjaku: Pishat janë larguar për me hap një varrezë

“Se pesëdhjetë vjet ky është kanë park i qytetit, me roje ka qenë, pishat janë larguar për me hap një varrezë”, tha ajo.

Ky degradim i parkut të qytetit sipas banorëve ka filluar më shumë se tetë vite, kur kanë filluar që të varrosen njerëz dhe kur institucionet përkatëse kanë filluar për të investuar rreth zgjerimit, ndërsa  punimet po vazhdojnë të zvarriten.

Sipas banorëve, ky degradim i parkut të qytetit ka filluar më shumë se shtatë vite, kur kanë filluar që të varrosen njerëz dhe kur institucionet përkatëse kanë filluar investimet dhe punimet nuk janë kryer.

***

Fëmijë dhe prindër të katër lagjeve kanë protestuar sot në Prishtinë, duke kërkuar që parku të mos i shndërrohet vend i varrezave.

Përfaqësuesi i fëmijëve të këtyre lagjeve, Leon Biçaku ka thënë se rrethanat mjeruese që janë në këtë park kanë bërë që në vend të mësimit, të merren me preokupimet që janë në këtë park.

“Të merreni me parkun nuk është dëshira jonë, mirëpo degradimi që ka ndodhë këtu po bënë që t’i lëmë anash mësime. Duam disa fusha të sportit, pisha, anfiteatrin të rregullohet, më shumë hapësira të gjelbërta”,  shtoi, Biçaku.

Ndërsa, Liridon Llapashtica, bashkorganizator i kësaj proteste me tone të ashpra shprehet i revoltuar me këtë gjendje.

Sipas tij, degradimi në këtë park ka shkuar aq larg sa vihet në pyetje rrezikshmëria për jetë e fëmijëve.

Ndërsa, theksoi rëndësinë e këtij parku, pasi rrethohet nga më shumë se njëzet mijë banorë.

“Ky park rrethohet së paku prej katër lagje, ne kemi shpreh shqetësimet tona. Parkut t’i ruhet destinacioni i vet. Të jetë një reaksion për banorët”, përfundoi ai.

Sipas banorëve, ky degradim i parkut të qytetit ka filluar më shumë se shtatë vite, kur kanë filluar që të varrosen njerëz dhe kur institucionet përkatëse kanë filluar investimet dhe punimet nuk janë kryer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat