Malësi e Madhe pëllëmbë e thesar

Reportazhe

Malësi e Madhe pëllëmbë e thesar

Nga: Gani Vila Më: 13 qershor 2019 Në ora: 10:26
Pamje nga Koja, Malësi

Pavarsisht arsyeve dhe kohës përse jami larguar,po thuaj se të gjithë shqiptarët nga të gjitha trevat në forma e mënyra të ndryshme kanë mbajtur dhe vazhdojne të mbajnë lidhje me vëndlinden e tyre.Një nga fushat më të rëndësishme për mos asimilimin e diasporës në mërgim krahër ruajtjes të gjuhës shqipe është edhe ruajtja e vlerave në familjet tona të traditave dhe zakoneve më të mira shqiptare kudo ku jetojnë në emigracion.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga fund shekulli i nëntëmbëdhjet dhe deri më tani në çerek shekullin e njëzet e një, të ardhur dhe të lindur këtu jetojnë mbi një milionë shqiptaro-amerikanë.Një pjes e madhe e emigranëve jo vetëm që kanë përjetuar fatin e keq të largimit jashtë dëshirës nga vëndlindja,por këtë dhimbje e ndodhi masive së bashku me traditat shqiptare ja u kanë përciell dhe trashëguar fëmijëve të tyre brez pas brezi. Një nga fushat e trashëgimnisë të kombit tonë është që dhe festat fetare të festohen gëzueshëm familjarishtë me miq e mysafirë cdo vit jo vetëm në vëndlindje por edhe në emigracion.

Çdo zonë në vëndlindje ka shenjtorët e saj mbrojtës që përkujtohen në ditën e tyre të shënuar. Kështu Mali i Kojës së Malësisë së madhe më datën 13 Qershor të cdo viti feston Ditën e Shna Nout.( Shen Antonit). Këtë vit kjo festë për Kojasit si në vëndlindje dhe në mërgim do të jetë e vecantë,pasi në Famullinë e Kojës më 13 Qershor 2019 me financimin e dy bijëve të Kojës donatorë dhe biznesmen të suksesshëm Tom Fran Ivanaj me banim në Kanada dhe Kol Gjoni Ivanaj me banim në Michigan dhe me mbështetjen e Shoqatës të Kojës do të ngrihet në ambientet e famullise së Kojës truporja e Shna Nout.

Me këtë rastë shumë banorë me origjinë nga Koja do të udhëtojnë nga mërgimi për në Malësi për të marë pjesë në këtë eveniment.Ceremonia e këtij aktiviteti do të nis me fjalën përshëndetëse të famullitarit të kësaj kishe Patër Pashko Gojçaj.Pastaj Ipeshkëvi i Tivarit Imzot Rrok Gjonlleshaj do të mbajë meshën për ngritjen e monumentit të Shna Nout.Më andej do të mbahet ceremonia e zbulimit të trupores dhe do të shtrohet dreka e rastit e kojasve bujarë. Lidhja me vendlindjen e Kojasve që jetojnë në mërgim,me krijimin e shoqatës është bërë më shëmbëllore,pasi krahës ndihmave në fusha të ndryshme që bëjnë si individ për të afërmit e tyre në vëndlindje,Shoqata Koja me rastin e shenjterimit të Nënë Terezës në 4- Shtator -2019 ngritën në hyrje të kishës truporen e saj. Truporja e Shna Nout është i dyti investim relativisht në një kohë të shkurtër.

Afër me Kishën në qëndër të fshatit të Kojës kohë më përpara është ndërtuar edhe obelisku kushtuar 7 dëshmorëve të rënë në Kryengritjen e Malësisë së Madhe të vitit 1911 si dhe busti i udhëheqësit dhe luftëtarit të betejës në Deçiq në vitin 1911 Pretash Zeka Ulaj. Por me ngritjen e truporeve kushtuar Nënës së dashurisë,Nënë Terezës dhe Shna Nout këtyre figurave të shenjta,krahës respektit dhe madhështisë që ato sjellin,në thellësinë e tyre ndër të tjera lexon edhe ruajtjen e Kojës nga asimilimi global,të hitorisë së saj të lavdishme,të djersës,mundit dhe gjakut të derdhur.Deri tek detyrimi i kojasve të larguar në mërgim që tju përulen me dashuri,respekt dhe mirenjohje atyre pak familjeve ,për ata banorë që punojnë dhe jetojnë që e mbajnë hapur derën e nderin e Kojës e që mbajnë gjalle dhe i japin jet asaj.

Eshtë për tu veçuar se Shoqata e Kojës me qëndër në Michigan jo vetëm që ka mbështetur ngritjen e trupores të Shna Nout,por me këtë rastë do të celin për herë të parë fillimin e Logut të Kojës me synim që ta organizojnë logun më 13 Qershor për çdo vit duke e kthyer atë në traditë sidomos për brezat që vinë.Në Logun e Kojës këtë vit ndër të tjerë është e ftuar këngëtarja Marija Lajçaj dhe Këngëtari Legjendar,” Gjenerali “ i këngës Kosovare Ilir Shaqiri. Edhe pse në dukje këto aktivitete duken gjera të vogla e të kufizuara sipas zonave,apsolutisht ato janë vepra të dobishme,arritje e ushqime që rritin ndjenjat shoqërore e influencojnë pozitivishtë në nxitjen e bashkëatdhetarëve shqiptar kudo që jetojnë jashtë vëndlindjes për të bërë diçka si individ ose të bashkuar që të mos harrojmë rrënjët tona.

Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat