Çmendeni nga zhurma e përtypjes? Ja nga ç’sëmundje vuani!

Shëndetësia

Çmendeni nga zhurma e përtypjes? Ja nga ç’sëmundje vuani!

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 06:38
Ilustrim

Nuk e duroni dot partnerin kur ha çamçakëz, ha një mollë, apo diçka tjetër kërcitëse? Epo kjo ‘sëmundje’ ka një emër. Nëse ju bezdiseni shumë, por ama shumë nga kjo zhurmë, atëherë duhet ta lexoni patjetër këtë artikull.

Të gjithë ne kemi rreth vetes njerëz që bëjnë zhurmë gjatë përtypjes dhe ne i ulërasim duke i thënë: “Ti nuk di të hash!”. Ai/ajo di të hajë, por problemi qëndron në trurin tonë.

Ju thjesht nuk mund ta dëgjoni zhurmën e përtypjes së njerëzve dhe nga kjo bëheni agresivë ose dilni fare nga vetja. Kjo është një ‘sëmundje psikologjike’ që prek disa njerëz, informon dritare.net, dhe ajo quhet misofonia.

Mos u shqetësoni! Nëse vërtet nuk i duroni dot zhurmat e njerëzve kur përtypen, kjo nuk ju bën të këqij.

Ju thjesht vuani nga një çrregullim nervor, i quajtur misofoni. Njerëzit me këtë çrregullim kanë një luhatje ndjeshmërie ekstreme ndaj zhurmës dhe tingujve të veçantë. Për shumë njerëz, misofonia është e lidhur me tingujt që prodhohen gjatë ngrënies: përtypja, gëlltitja ose kërcitja e ushqimit.

Nëse vuani nga kjo ‘sëmundje’, atëherë do të përjetoni zemërim dhe asgjë më tepër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat