Sytë janë shumë të rëndësishëm, ndërkaq mos kujdesi ndaj tyre mund të rezultojë në humbje të shikimit.
Është e rëndësishme të bëni kontrolle të shpeshta të syve sepse, edhe nëse nuk keni dhimbje, sytë mund të kenë probleme të ndryshme.
Një shumëllojshmëri vitaminash dhe mineralesh janë vitale për mirëmbajtjen e funksionit të trupit. Kur është fjala për sytë, vitamina E është kryesorja.
Vitamina E është e rëndësishme për një sistem të fortë të imunitetit, ndërkaq, sipas ‘Holland and Barrett’, ndihmon në mirëmbajtjen e lëkurës dhe syve.
Nga studimet me mijëra persona, ekspertët kanë treguar se konsumimi i rregullt i vitaminës E, por bashkë me nutrientë tjerë të quajtur ‘AREDS’, e redukton dukshëm rrezikun e progresit të avancimit të degjenerimit makular.
Studime tjera sugjerojnë se dietat me sasi të lartë të vitaminës E mund të ndihmojnë në parandalimin e kataraktit.
Rekomandohet që meshkujt në baza ditore t’i konsumojnë 4mg vitaminë E, ndërkaq femrat 3mg.
Përveç vitaminës E, edhe vitamina D konsiderohet kruciale për mirëmbajtjen e shëndetit të syve.