Çfarë ndikon më së shumti për rrezikun nga vdekja?

Shëndetësia

Çfarë ndikon më së shumti për rrezikun nga vdekja?

Më: 11 mars 2019 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Një studim i ri përpiqet të shpjegojë efektin e stresit ndaj sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në tru si dy shkaqet kryesore të vdekjes së njeriut modern.

Sipas studimit, përveç stresit, faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe fillimin e sulmit në tru janë pirja e duhanit, presioni i lartë i gjakut dhe diabeti.

Studiuesit u përpoqën të krijonin një lidhje midis stresit dhe zemrës duke përzgjedhur rastësisht 300 vetë dhe duke monitoruar gjendjen e tyre për 4 vjet. Në këtë periudhë të diagnozës së sulmit në zemër, 22 persona kishin dhimbje gjoksi, pamjaftueshmëri kardiake, sulm në tru dhe sëmundje arteriale periferike.

Duke skanuar kokën dhe trupin e këtyre individëve, është zbuluar një nivel më i lartë i aktivitetit në amigdala (një rajon i vogël i trurit që është i lidhur ngushtë me stresin). Njerëzit me nivele më të ulëta të amigdalës ishin në rrezik më të ulët të sëmundjes kardiovaskulare. Rezultatet treguan se stresi mund të çojë në sëmundje kardiovaskulare, dhe ai mund të trajtohet si një faktor i rëndësishëm rreziku.

Meqenëse stresi është pjesë e pashmangshme e jetës së njeriut modern, ka mënyra për ta minimizuar ose të mbrohemi prej tij. Hulumtimi thotë se reagimi më i rëndësishëm ndaj stresit është përcaktimi i prioriteteve, duke mos u brengosur për gjëra të vogla.

Meditimi mund të ndihmojë në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. Gjithashtu, ndërgjegjësimi më i mirë dhe rritja e vetëdijes së njerëzve për efektet e dëmshme të stresit mund të ndihmojë në reduktimin e intensitetit të reagimit.

Aktiviteti i moderuar fizik dhe pushimet e rregullta ditore, javore ose vjetore, si dhe gjumi i mjaftueshëm gjatë ditës, janë parakushte për të mposhtur stresin dhe për një shëndet më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat