Vazhdon të rritet numri i ndërhyrjeve kozmetike

Shëndetësia

Vazhdon të rritet numri i ndërhyrjeve kozmetike

Më: 12 mars 2019 Në ora: 15:02
Ilustrim

Pothuajse 18 milionë amerikanë kanë kryer një procedurë kozmetike në vitin 2018, një rritje prej dy për qind nga 2017’ta, sipas Shoqatës Amerikane të Kirurgëve Plastikë.

Raporti zbuloi se janë performuar më shumë se 1.8 milion operacione kirurgjike.

Në top pesë më të kërkuarat hyjnë; rritja e gjoksit, rikonstruktimi i hundës, operimi i qepallave, thithja e dhjamit dhe formësimi i barkut.

Rreth 15.9 milionë procedura ishin jokirurgjike dhe më të popullarizuarat ishin botox, mbushësit (fillerat),tërhqeja e lëkurës dhe largimi i qimeve me lazer.

Sipas kirurgëve shifrat në rritje janë për shkak të një përzierjeje të ndikimit nga të famshmit dhe mediat sociale, një popullsi në moshë që dëshiron të mbetet ‘e rëndësishme’ dhe atyre që duan të eksperimentojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat