Një prej çokollatave më të pëlqyera dhe më me shije është e tërhequr nga tregu.
Bëhet fjalë për çokollatat “Bretzel” me qumësht, të kompanisë Lindt.
Tërheqja e tyre nga tregu është bërë për shkak se në përbërje të tyre është konstatuar prezencë plastike.
Bëhet fjalë për një çokollatë “Bretzel” me qumësht Lindt prej 100 gramësh, artikulli nr. 6.315.752/ L2979 dhe me datë skadence për më 31 janar 2020.
Lajmi u bë me dije nga autoritetet zvicerane, për shkak të përmbajtjes së rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve.
Shitja u pezullua nga të gjithë distributorët, ndërsa gjithë klientët që mund ta kenë blerë janë të ftuar që ta kthejnë mbrapsht dhe do të rimbursohen.
Materiali plastik i konstatuar brenda, vjen nga një makineri e përdorur për paketimin. Gjithçka u zbulua pas denoncimit të bërë nga disa klientë.