E mbani qumështin në derën e frigoriferit? Jeni duke vepruar gabim

Shëndetësia

E mbani qumështin në derën e frigoriferit? Jeni duke vepruar gabim

Më: 6 prill 2019 Në ora: 09:08
Ilustrim

Është një veprim i përditshëm, pothuajse mekanik që gjithkush ka bërë në jetën e tij. Në mëngjes sidomos kur është koha për të ngrënë mëngjesin, ne gjithmonë marrim një shishe qumështi nga frigoriferi.

Momenti kur po vendosim shishen ose kartonin e qumështit në derën e frigoriferit, nuk mendojmë se veprimi që po bëjmë është krejtësisht i gabuar. Po patjetër gabim.

Në këtë pozitë ushqimet duhet të vendosen me preservativa natyrore, të tilla si lëngje frutash, apo pije, kjo është pjesa më e nxehtë e frigoriferit dhe pjesa më e ekspozuar ndaj ndryshimeve të temperaturës, karakteristikat që e bëjnë qumështin të prishet.

Në të vërtetë, qumështi duhet të mbahet në raftet qendrore dhe të brendshme të frigoriferit, së bashku me djathrat dhe produktet e tjera të qumështit. Temperatura këtu është më e ulët, dhe është gjithashtu ideale për ruajtjen e mishit dhe peshkut.

Ushqimet që nuk kanë nevojë për gatim, mund të ruhen në krye të frigoriferit, ndërsa frutat dhe perimet vendosen në dollapët e poshtëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat