Zhdukni erën e gojës dhe ruhuni nga sëmundjet përmes çajit jeshil - Bota Sot
Zhdukni erën e gojës dhe ruhuni nga sëmundjet përmes çajit jeshil

Shëndetësia

Zhdukni erën e gojës dhe ruhuni nga sëmundjet përmes çajit jeshil

Më: 18 prill 2019 Në ora: 08:23
Ilustrim

Hulumtuesit e Institutit izraelit për Teknologji dhe Shkencë, pohojnë se çaji i gjelbër mposht erën e keqe të gojës, por edhe redukton rrezikun e zhvillimit të karies dhe kancerit të gojës.

Dihet që çaji jeshil, kjo pije e shëndetshme, mund të ndihmojë në mbrojtje nga sëmundja e Parkinsonit ose Alzheimerit.

Po ashtu, shkëlqyeshëm ka ndihmuar edhe në luftën kundër kilogramëve të tepërt, si dhe në uljen e kolesterolit.

Çaji i gjelbër paraqet minierë të vërtetë antioksidantësh të cilët parandalojnë grumbullimin e molekulave të dëmshme në organizëm.

Çaji i gjelbër fitohet nga bima e njëjtë si çaji i zi, por procesohet në mënyrë të ndryshme, çka do të thotë që përmban më pak kafeinë dhe më shumë polifenole. Pikërisht në polifenolet qëndrojnë përfitimet e tij!

Kështu dy filxhanë me çaj e pasurojnë organizmin me sasi të njëjtë antioksidantësh sikur të kishit konsumuar njëherësh pesë porcione me perime dhe dy mollë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...