Cila është sfida më e madhe shëndetësore e kohës sonë?

Shëndetësia

Cila është sfida më e madhe shëndetësore e kohës sonë?

Më: 3 maj 2019 Në ora: 08:27
Ilustrim

Demenca është sfida më e madhe shëndetësore e kohës sonë, paralajmëron bamirësia për Alzheimer nga Mbretëria e Bashkuar.

Demenca u përshkrua për herë të parë nga mjeku gjerman Alois Alzheimer në vitin 1906 pasi kreu një autopsi në një grua me humbje të thellë të kujtesës.

Ajo që ai gjeti ishte një tru dramatikisht i rrënuar dhe anomali në dhe rreth qelizave nervore.

Në atë kohë, demenca ishte e rrallë dhe më pas ishte studiuar pak për dekada të tëra.

Por, sot dikush diagnostifikohet me këtë sëmundje çdo tre sekonda.

Demenca është vrasësi më i madh në disa vende më të pasura dhe është krejtësisht i pakontrollueshëm.

Demenca nuk është njësojë si Alzheimer, ajo është një simptomë e gjetur në shumë sëmundje të trurit.

Humbja e kujtesës është tipari më i zakonshëm i saj, veçanërisht problemet për të kujtuar ngjarjet e fundit.

Simptoma të tjera mund të përfshijnë ndryshime në sjellje, humor dhe personalitet, humbja në vende të njohura ose problemet në gjetjen e fjalëve të duhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat