Në Kirurgjinë torakale operohen 50 pacientë me pajisjen bashkëkohore

Shëndetësia

Në Kirurgjinë torakale operohen 50 pacientë me pajisjen bashkëkohore

Më: 23 maj 2019 Në ora: 14:17
Ilustrim

Pas pajisjes me skalperin ultrasonik nga ana e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, mjekët e Klinikës së Kirurgjisë Torakale kanë operuar 50 pacientë, e që më parë ishin operuar me metoda klasike.

Përmes saj është rritur performanca profesionale, por kanë përfituar pacientët ngase gjatë ndërhyrjes ka pak gjakderdhje e dhimbje.

Njëkohësisht, është shkurtuar koha e operimit, është mundësuar  mbrojtja strukturave anatomike përreth dhe  gjatë prerjes në operacion

Një operacion i tillë jashtë vendit kushton 25-30 mijë euro, përderisa nga muaji shkurt, kur është futur në punë kjo aparaturë, pacientët po e marrin shërbimin në klinikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat