Shumë gra të moshës së mesme po vdesin nga sëmundjet e zemrës

Shëndetësia

Shumë gra të moshës së mesme po vdesin nga sëmundjet e zemrës

Më: 26 maj 2019 Në ora: 20:37
Ilustrim

Një raport i ri i publikuar këtë javë pohoi se më shumë gra të moshës së mesme po vdesin për shkak të sëmundjeve të zemrës. Megjithëse shkalla e sëmundjeve kardiovaskulare ka rënë në dekadën e fundit, vetëm numri i vdekjeve të femrave është rritur në krahasim me grupet e tjera të moshës dhe gjinisë.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve publikuan një raport që tregonte se më shumë gra të moshës së mesme po vdesin për shkak të sëmundjeve të zemrës. Pas një dekade të zvogëlimit të vdekjeve të shkaktuara nga sëmundja, një shkallë e vazhdueshme e grave të moshës 20 deri 44 vjeç përfshirë edhe ata të moshës mbi 65 vjeç vdesin për shkak të sëmundjeve.

Kardiologu nga Mayo Clinic në Minesota Dr. Sharonne Hayes tha se gjatë viteve kishte pasur lëkundje në lidhje me shkallën e vdekshmërisë së kësaj grupmoshe dhe se ka më shumë shkaqe që i kontribuojnë rritjes. Disa prej tyre janë diabeti, stili pasiv i jetesës dhe obeziteti pasi që shumë njerëz vuajnë nga këto dhe ato konsiderohen simptoma që shkaktojnë sëmundje të zemrës.

Gjithashtu janë konsideruar edhe faktorë të tjerë si mungesa e qasjes në sigurime dhe kujdesi i shtrenjtë mjekësor. Hayes vuri në dukje se njerëzit me moshë mesatare përballen me këto kushte më shumë sesa grupet e tjera të moshës.
Personat më të rinj marrin sigurime shëndetësore nga puna ndërsa më shumë të rritur të moshës së mesme thuhet se kanë humbur qasjen në sigurime.

Megjithëse studimi u përqendrua tek gratë, u zbulua se meshkujt e moshës së mesme kanë më shumë gjasa të vdesin për shkak të sëmundjes, por numri i vdekjeve në mesin e grave është rritur me shtatë për qind, ndërkohë që rritja e meshkujve ka pasur vetëm një rritje prej tre për qind.

Hayes pohoi gjithashtu se ky brez mund të jetë në rrezik më të lartë të vdekjes nga sëmundjet e zemrës në krahasim me prindërit e tyre. Në veçanti, ky rrezik te gratë e moshës 45-64 vjeç është rritur për dyfishin e normës krahasuar me grupet e tjera të moshës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat