Kur kafja është e tepruar? E thotë studimi

Shëndetësia

Kur kafja është e tepruar? E thotë studimi

Më: 28 maj 2019 Në ora: 21:44
Ilustrim

Për shumë njerëz, pirja e kafesë në mëngjes është thelbësore për të nisur ditën siç duhet. Por kini kujdes të mos e teproni: nëse konsumohet në doza të tepërta, pirja e kafesë mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare deri në 22%

Hulumtuesit shqyrtuan të dhënat gjenetike dhe zakonet dietike të 347,077 njerëzve të moshës midis 37 dhe 73 vjeç, prej të cilëve 8,368 ishin prekur nga çrregullime kardiovaskulare.

Në veçanti, studiuesit analizuan aftësinë e gjenit që metabolizon kafeinën, të quajtur Cyp1a2 për të përpunuar substancën dhe shoqërimin e mundshëm me rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

Në fund të hetimit, ata zbuluan se konsumi i tepruar i kafesë, i barabartë me gjashtë ose më shumë filxhanë në ditë, mund të dëmtojë shëndetin e zemrës, sepse shkakton hipertension.

“Për të mbajtur zemrën të shëndetshme dhe presionin e gjakut të shëndetshëm, njerëzit duhet të kufizojnë konsumin e kafesë në më pak se gjashtë filxhanë në ditë. Bazuar në të dhënat tona, gjashtë filxhanë ishte pragu, ku kafeina fillon të ndikojë negativisht në sistemin kardiovaskular”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat